Do të mundësojmë nënkalimin për vetura në lagjen Dardania

by admin
Spread the love

Kandidati i LDK-së, për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur projektin për lagjen Dardania.

Ai ka thënë se do të mundësojnë nënkalimin për vetura dhe do të krijojnë parkun urban, përcjell Klankosova.tv.

“Do të mundësojmë nënkalimin për vetura dhe krijojmë parkun urban me sipërfaqe ku aktualisht është rrugë kryesore”, ka thënë Rama.

“E gjithë sipërfaqja përmbi nënkalimin për vetura do të transformohet në park urban, me mundësi të lëvizjes vetëm për këmbësorë, për persona me aftësi të kufizuara, për biçikleta dhe trotinet, me çka do të lehtësohet dhe shkurtohet qasja e banorëve të Kalabrisë me Dardaninë dhe Qendrën”.

Tutje, Rama tha se rruga nëntokësore do të lidhet me parkingun e madh të lagjes Dardania.

“Rruga nëntokësore e veturave do të lidhet edhe me parkingun e madh nëntokësorë të lagjes Dardania, të cilin do ta pozicionojmë afër bashkësisë lokale, ku aktualisht ndodhet parkingu mbitokësorë”.

Rama tha se kostoja e gjithë projektit do të kushtojë 15 milionë euro.

“Kjo ndërhyrje na jep mundësinë që të zhvillojmë edhe një shirit të zonës komerciale me dyqane lokale, çka do të mundësojë që projektin ta financojmë me investime të partneritetit publiko-privat, kohëzgjatja e projektit do të jetë dy vite dhe kostoja e gjithë projektit do të kushtojë 15 milionë euro”.

“Do të adresojmë edhe problemin e grumbullimit të mbeturinave, të cilat përveç se bartin potencialin për sëmundje, po ashtu i tërheqin qentë endacak, sikurse në gjithë qytetin qentë endacak do të trajtohen dhe strehohen”.

You may also like