Do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë

by admin
Spread the love

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në njëvjetorin e vdekjes së humoristit Rasim-Thaçi-Cima ka pritur në takim familjarët e tij.

Çeku shton se janë mbledhur për të kujtuar një nga personalitetet më të veçanta të skenës shqiptare.

Ai shton se Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës shqiptare se do të mbahet mend për veprimtarinë e pasur artistike.

Postimi i plotë i tyre pa ndërhyrje:
“Në një vjetorin e vdekjes, bashkë me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtuam Rasim Thaqin – Cimën, një ndër personalitetet më të veçantë të skenës humoristike shqiptare.

Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falënderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj “Sa herë t ‘kujtojmë ne në familje – e sa here të kujtojnë njerëzit e këtij nën qielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend” shtoi ajo.

Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas”.


You may also like