“Do të ketë surpriza”, çfarë po paralajmëron Lorenc Vangjeli pas arrestimin të Alqi Bllakos

by admin
Spread the love

Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako. I ftuar në një intervistë televizive, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.

Vangjeli tha se bëhet fjalë për emra që nuk janë lakuar më parë, madje as kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

“Do të ketë surpriza. Njerëz të rinj, emrat e të cilëve nuk janë përmendur deri më sot në publik dhe që s’kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. E thënë ndryshe, emra që zonja Tabaku nuk ia ka idenë. Më shumë se sa majtas apo djathtas, ka të bëjë me mëkatarë. Ne Shqipëri ka mëkatarë dhe njerëz që nuk kanë pasur mundësi te bëjnë mëkate. Ajo që po ndodh me SPAK-un është që po u jep një mundësi të mbajnë Ramazan. Ramazani është një proces vetëpastrimi dhe këtu ka shumëçka që duhet pastruar. Nuk ka të bëjë me ngjyrën e fanellës, të majtë apo të djathtë”, tha Lorenc Vangjeli.

Për inceneratorin e Fierit, SPAK arrestoi Alqi Bllakon i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

You may also like