Do të ketë arrestime në nivele të larta? Gazetarja paralajmëron zhvillime të forta pas 2 javësh në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetarja Keti Banushi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ajo paralajmëroi se zyrtarët të tjerë pritet të vihen në akuzë, për aferën e incineratorëve.

“Për incineratorin e Fierit kanë dalë disa problem dhe fokusi i oficerëve së policisë gjyqësore të cilët e kanë marrë në pyetje kanë qenë procedurat që janë ndjekur për këtë incinerator. Prokurorët gjatë kësaj periudhe kanë hetuar në bazë të provave shkresore, kanë sekuestruar të gjitha provat për të tre incineratorët. Pas përfundimit të pyetjeve edhe për incineratorin e Tiranës, është i njëjti prokuror që po heton të dy incineratorët. Vonesa ka të bëjë edhe me mungesën e stafit në prokurorë. Mendoj se me këtë ritëm që po ecet, brenda dy ose tre javësh, prokuroria do të ketë mbaruar hetimet. Do të ketë një vendim për incineratorët. Ka zyrtarë të tjerë që pritet të vihen në akuzë në lidhje me incineratorët, por megjithatë nuk mund të t’i them me emra”, tha ajo për Ora News.

You may also like