Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari shqiptar, Sabiani, ka qenë njëri nga banorët më energjik brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ai bëri për vete shqiptarët me karakterin e sensin e humorit dhe ndonëse është larguar nga spektakli është ende në vëmendje.

Megjithatë, krijuesi i hitit “Tradhtare” ka qenë gjithnjë më i rezervuar sa i përket jetës private.

Së fundmi i ftuar në “Goca dhe Gra”, artisti ku ka folur rreth eksperiencës së tij në Big Brother VIP, por edhe për jetën personale.

I njëjti ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Ai mes tjerash është pyetur për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte fëmijët.

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”, u shpreh Sabiani.


You may also like