‘Do të ikim të gjithë në Gjermani’/ Punëtorët shëndetësor tri muaj pa rroga dhe kontrata pune – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Puntorët shëndetësor tri muaj pa rroga dhe pa kontrata të revoltuar kanë dërguar letër ministrit të Shëndetësisë duke i bërë thirje sa më shpejtë të rregullohet kjo çështje, sepse ndryshe do të ikin edhe ata si të tjerët dhe do nga ngelet Maqedonia e Veriut pa mjek, informon Klan M.

Ja letra e plotë integrale e dërguar nga ana e të punësuarve shëndetësor:

I nderuar ministër i Shëndetësisë e të nderuar gazetar

Te nënqmuar e të mërzitur sot jemi detyruar të ftojmë mediumet për të ngritur zerin tone mbi padrejtesine qe po e perjetojme

Jemi te detyruar ne kete kohe ku personeli mjekesor eshte me se i nevojshem ne shtetin tone dhe ne jemi haruar ne meshire te fatit dhe se dime se c’eshte bere me ne qe kemi qene ne vijen e pare te frontit ne kohet me te veshtira ,ne kohen kur u vu ne rrezik shendeti jone dhe ne ishim ati duke punuar me paciente ne cdo front e spital . Ishim ne pjese e ekipit te vaksinimit masiv ne maqedoni ,ishim ne neper spitale duke punuar nate e dite me paciente te semure rende ,jemi ne ato qe e zhvillojme punen ne vaksinimin e femijeve edhe psee kur jemi pranuar jemi pranuar vetem ne pjesen e patronazhes . Ne cdo front ishim dhe jemi ne ,por qe nga dhjetori sdime gje per fatin tone. Kaluan 3 vite e gjysme dhe ne punuam vetem me kontrate pa sigurim shendetsor me nje rroge minimale 20000 denarshe pa asnje cent me shume edhe pse punuam me ndrime nate ,e spitale dhe reparte te ndryshme. U mjaftuam dhe me 20000 den vetem mos te iknim ne gjermani dhe te linim vendin tone pa ne,qe kemi profesionin me human ne bote. Qe 3 muaj punojme nga 8 ore ne dite pa kontrate dhe pa rroga duke shpresuar se cdo dite qe zbardh te na zgjidhet kjo gjendje por kemi hasur ne veshe te sherdher ,askush spo reagon mbi rrugetimin tone, i nderuar minister ,te ikim dhe NE nga ketu apo si do tja bejme . Kerkojme zgjidhje , kerkojme punesimin tone me nje rroge qe e meritojme mbi rendesine dhe kontributin e punes tone sepse pa ne populli do e psoje se sdo kete kush te punoje Per vertetesine e fjaleve qe shpreha kemi deshmitare te gjithe personelin mjekesor qe punon ketu dhe e deshmojne punen dhe kontributin tone. Nese jo NE,atehere kush do te punoje ? – thuhet në letrën e tyre. /KlanMacedonia/

 

You may also like