Do të habiteni! Kejvina bën gjestin e papritur ndaj Luiz Ejllit pas përjashtimit nga BBV (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në spektaklin e së martës, si asnjëherë më parë në formatin ‘Big Brother VIP Albania’, Vëllai i Madh mori vendimin e fortë për të përjashtuar një nga konkurrentet. Dhe ajo ishte modelja Kejvina Kthjella, e cila u skualifikua nga gara pasi ushtroi dhunë fizike mbi Luiz Ejllin.

Mirëpo, ashtu siç e do zakoni, që zakonisht konkurrentët paraqiten në studio pas daljes nga shtëpia, Kejvina nuk e bëri një gjë të tillë. Që prej ditës së martë, ajo nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale rreth përjashtimit të saj.

Mirëpo, një veprim i fundit i këngëtares ka habitur jo pak jo vetëm ndjekësit e saj, por edhe mbarë opinionin publik që ndjek këtë reality shoë. Ajo ka vendosur të ndjekë këngëtarin në rrjetin social ‘Instagram’, një veprim ky që ka habitur jo pak fansat e Big Brother.

Nuk dihet se çfarë e shtyu Kejvinën të ndërmarrë këtë veprim, por mesa duket modelja e ka kuptuar që Big Brother është veçse një lojë nervash, të cilën ajo nuk e përballoi dot siç duhet.

You may also like