“Do të bësh, do të jesh, do të bëhesh”. Fjalimi më i bukur motivues nga Alessia Esposito

by admin
Spread the love

Ndoshta një ditë do të bësh një tatuazh, do të gabosh në zgjedhjen e fakultetit, do të bësh një udhëtim pa lekë në xhep, do të kesh një lokal të preferuar, do t’i bësh flokët blu, do t’i besosh dikujt që do të bëjë keq (sepse ti mendon se të besosh është diçka e mirë), do të dashurohesh e do të presësh, do të bësh zjarrfikësin ose arkitektin, ose avokatin, ose do të jesh parukieri më i mirë i lagjes. Do të udhëtosh ose jo, do të shkruash një libër, do t’i biesh violinës, baterisë ose pianos. Mund ta urresh matematikën dhe tëduash filozofinë. Ose mund të doktorohesh në statistikë.

DO TË BËSH, DO TË JESH, DO TË BËHESH.

E tashmja, njësoj sikurse e ardhmja, do të jenë të tuat. Do të jenë për ty. Por kjo gjë nuk shkruhet në dëftesën e shkollës. Të lutem ta mbash mend këtë gjë. Ti nuk je as një 10, një 7, një 8 apo një 5 që mund të kesh marrë. Nuk do të jesh as 18 pikëshi minimal, apo 30 pikëshi maksimal në provimet e universitetit. Jeta sigurisht mund të rrotullohet rreth numrave, por ti nuk je, nuk do të jesh dhe nuk vlen sa një numër. Vlen shumë më tepër.

Beso tek vetja dhe pikë. Beso tek instrumentat që të janë dhënë dhuratë për të përballuar botën dhe shkunde zemrën e njerëzve. Pranoje rënien dhe më pas, nis fluturimin. TI KE LINDUR PËR TË QENËI LUMTUR”. – Alessia Esposito

You may also like