Do të behet si thotë Mbappe, Franca rishikon marrëveshjen për të drejtat e imazhit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kylian Mbappe ja ka dalë të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kombëtaren Franceze përsa i përket çështjes së sponsorave dhe të drejtat e imazhit. Ylli i PSG shprehu dje mosdakortësinë e tij për të marrë pjesë në fotot e ekipit kombëtar, që ishin planifikuar të realizoheshin ditën e sotme.

Por kundërshtimi i 23-vjeçarit ka detyruar Federatën Franceze të Futbollit të rishikojë marrëveshjen e saj për të drejtat e imazhit të lojtarëve, duke plotësuar kështu kushtet e Mbappe. Përmes një komunikate zyrtare në Twitter, Federata deklaroi se do ta rishikojë këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Federata Franceze e Futbollit merr përsipër të rishikojë, sa më shpejt të jetë e mundur, marrëveshjen për të drejtat e imazhit që e lidh atë me lojtarët e ekipit kombëtar. FFF po pret me padurim të punojë në skicat e një marrëveshjeje të re që do t’i lejojë asaj të sigurojë interesat e saj duke marrë parasysh shqetësimet dhe bindjet legjitime të shprehura njëzëri nga lojtarët e saj.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare të Federatës.

Edhe pse në një moshë shumë të re, Kylian tashmë është një ‘peshë e rëndë’ në kombëtaren franceze dhe prej disa vitesh është pikë referimi në sulmin e gjelave. Për këtë arsye, menjëherë pasi ylli parizien ngriti zërin, Federata u vu në lëvizje për të mos humbur në fotot e ekipit, njeriun simbol te kampionëve të botës në fuqi./Oversport.tv

Foto: Kylian Mbappe Twitter

You may also like