Do të bëhet baba së shpejti, Irkenc Hyka zbulon gjininë e bebit

by admin
Spread the love

Irkenc Hyka, këngëtari i preferuar i shumë të rinjve shqiptarë ishte një nga të ftuarit e radhës në emisionin ‘Zemër Luana‘ në Tv Klan, me Luana Vjollcën. Artisti shqiptar zbuloi pak kohë më parë se do të bëhet baba për herë të parë.

Fëmija i tij pritet të vijë në jetë së shpejti dhe këngëtari shqiptar zbuloi mbrëmjen e kaluar edhe gjininë e bebit, ekskluzivisht për emisionin e Luana Vjollcës. I pyetur nga Zaimina Vasjari, në sfidën ku të ftuarit duhet t’i bënin pyetje ngacmuese njëri-tjetrit, Irkenci zbuloi për herë të parë se ai dhe partnerja e tij janë në pritje të një djali.

Më tej, në një tjetër sfidë, Irkencit iu kërkua të zbulonte edhe emrin që kanë menduar t’i vendosin djalit, por këngëtari nuk pranoi ta thonte dhe vendosi t’i nënshtrohej sfidës. Kujtojmë që lajmin se Irkenci do të bëhet baba e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai është në një lidhje me një vajzë të quajtur Abi, e cila nuk është shumë e njohur për publikun shqiptar. Çifti janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin prej disa vitesh, teksa për pak muaj do të bekohen edhe me një djalë.

You may also like