Do ta bëjmë transformimin që ua kam premtuar

by admin
Spread the love

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, u është adresuar qytetarëve të kësaj komune pas fitores që e arriti sonte.

Ai para qytetarëve tha se do ta bëjë Prishtinën që ua ka premtuar edhe gjatë fushatës.

“Me zellin më të madh, do të punojmë derisa sa ta bëjmë transformimin që ua kam premtuar”, është shprehur Rama, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Përparim Rama do ta bëjë Prishtinën kryeqytet siç e kanë ëndërruar përherë.

“Një njëri që ka ide të qarta, program të qartë e mbi të gjitha e ka dëshirën që Prishtinën ta bëjë kryeqytet sic e kemi ëndërruar përherë”, u shpreh Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

You may also like