“Do përballesh me drejtësinë për Toyota Yaris”, ish-anëtari i kryesisë së PD zbërthen se çfarë fshihet pas kërcënimeve të Berishës për Bashën

by admin
Spread the love

Ish-anëtari i kryesisë së PD, Gent Malko, tha se Berisha po i vë disa akuza përballë Bashës por synon t’ju çojë një mesazh atyre që e mbështesin.

“Rama i ka dhënë një mundësi Bashës, i ka faluar një lojtar, del Alibeaj dhe kërkon dekomunistizimit. Kanë kaq kohë që e thonë, tranzicioni politik që duhet të mbyllet. Ata mendojnë se pikë e dobët e Berishës është e shkuara e tij ish-komuniste, mendojnë se do e godasin këtu. Berisha nuk po godet Bashën, por po jep mesazhe. Nëse Berisha e ka ditur punën e lobimit rus dhe ‘Toyota Yaris’, po të donte dhe nuk priste momentin e tanishëm, mund t’i nxirrte para 1 muaji. Nuk po godet Bashën se Bashën ai e ka një kundërshtar që e eliminon politikisht në sekond. Mesazhin po ja jep atyre që mbështesin Bashën. Ky njeri si politikan, ky lojtari juaj, mund të eliminohet se kam prova e fakte. Meqë erdhi Kuvendi i datës 11, palët po i bëjnë presion njëri-tjetrit deri në këtë nivel”, tha Malko për Report Tv.

You may also like