Do mendohem kur të bëj fëmijën e parë se nuk rri pa bërë 6

by admin
Spread the love

Olsi Bylyku është një nga emrat më të njohur e më të dashur në skenën e humorit shqiptar. Aktori, i cili prej vitesh tashmë është pjesë e programit të humorit “Klanifornia”, po angazhohet së fundmi edhe në emisionin e Luana Vjollcës, ‘Zemër Luana’ si një nga kapitenët e skuadrave.

Në emisionin maratonë të përgatitur për Vitin e Ri, aktori ka zbuluar disa gjëra rreth jetës së tij personale. Prej disa kohësh, ai dhe partnerja e tij janë në qendër të lajmeve rozë, ku aludohet se dyshja do të bëhen prindër së shpejti. E këtij dyshimi, Olsi Bylyku ka vendosur t’i japë përgjigje njëherë e mirë, duke treguar se si qëndron e vërteta.

Në një nga lojërat e programit, Bes Kallaku pyet aktorin se kur ka plane për fëmijë, teksa përgjigjja e Olsit ishte plot me humor brenda. Ai tha se dëshiron një familje të madhe me 6 fëmijë dhe se ai dhe partnerja e tij po punojnë çdo ditë për ta arritur këtë ‘qëllim’. “Ne po punojmë çdo javë, çdo muaj, apo çdo ditë se nuk e mbaj mend.

Sigurisht që unë dua shumë të kem një fëmijë me Eglin dhe Egli ka dëshirë të ketë fëmijë me mua por unë kam vetëm një gjë, që do mendohem shumë kur të kem të parin sepse unë nuk rri pa bërë 6 fëmijë. Këtë e premtoj sot”- tha aktori në emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan.

You may also like