‘Do më vrasë kur të dalë’/ Romeo nxjerr në ankand ‘Instagram’-in e Donaldit

by admin
Spread the love

Romeo ka qenë gjithnjë mbështetës për vëllain Donaldin në Big Brother.

Para se Donaldi të hynte brenda shtëpisë i ka lënë disa porosi të vëllait në lidhje me rrjetet sociale. Këto detaje i ka zbuluar vetë Romeo, teksa ka postuar një video në “Instagram”-in e tij dhe të Donaldit.

E duke qenë se Romeos nuk i kanë pëlqyer këto porosi dhe beson se Donaldi mendon se ai është “i trashë”, ka vendosur që “Instagram”-in e të vëllait ta nxjerrë në ankand.

“Përshëndetje, si kaluat? Dje në darkë po merresha pak me telefonin e Donaldit dhe çuditërisht u futa në “Whatsapp” e po shikoja bisedën e fundit me Donaldin. E ishin dy porositë e fundit, dy voice e fundit, përpara se produksioni t’i merrte telefonin. Dhe nuk e kuptoj se si Donaldi mendon se unë jam kaq i trashë”, tregon fillimisht Romeo, pasi të tregojë se çfarë i ka thënë i vëllai.

Në “voice” Donaldi i tregon atij paswordet e të gjitha rrjeteve sociale. Por jo vetëm kaq, pasi ai shton që të mos ia lërë askujt tjetër “Instagram”-in e tij.

“Ok, meqenëse ky më konsideron kaq të trashë, nuk ka besim te mua, unë e nxjerr në ankand “Instagram”-in e Donaldit tani. Kështu që interesuarit në DM ju lutem”, përfundon videon e tij Romeo.

Ndërkohë bashkëngjitur me videon në fjalë ai shkruan: “Do më vrasë kur të dalë, por e di që do më mbroni ju. Të interesuarit në DM”.

You may also like