Do më kishin marrë në qafë, ja si desh rashë në burg kur isha më i vogël

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Don Phenom, reperi i njohur shqiptar ishte i ftuar në emisionin e Ester Bylykut së fundmi, “Glamour Zone” në RTV Ora. Artisti rrëfeu për herë të parë shumë të pathëna rreth jetës së tij personale, teksa siç ka treguar më parë, ai është rritur në Bronx, në New York.

Gjatë intervistës me Ester Bylykun, i pyetur nga moderatorja se kush është gabimi më i madh që ai ka bërë në jetë, Don Phenom tregoi se ai mund të ishte futur në burg vite më parë, për shkak të sherreve që ka bërë kur ka qenë më i vogël.

“Kur kam qenë pak më i vogël, kam bërë disa sherre që do më kishin marrë në qafë, do isha brenda po të më kishin kapur. Shyqyr Zotit, e kam kaluar atë pjesë dhe jam fokusuar në muzikë dhe karrierë” – tregoi Don Phenom në emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora.

Ndër të tjera, reperi foli edhe për bashkëpunimet me Ronela Hajatin, ku zbuloi për herë të parë se një projekt muzikor me këngëtaren nuk është publikuar pasi nuk i ka pëlqyer. “Me Ronelën kemi incizuar tre këngë, por pjesa jonë e menaxhimit dhe unë nuk pranuam ta publikonim atë këngë sepse nuk na ka pëlqyer. Por nuk pati qejfmbetje, është mirëkuptuar kjo gjë”- tha Don Phenom.

You may also like