Do jetë surprizë për ty kur të…

by admin
Spread the love

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dyshja më simpatike dhe më e komentjar për momentin në Shqipëri. Moderatorja është në një nominim shumë të fortë këtë javë, teksa përballë ka aktoren Olta Gixhari. Menjëherë pas spektaklit të së martës, Luizi deklaroi se edhe ai do të dilte nga shtëpia, nëse publiku largon Kiarën nga programi.

Mirëpo, pas një bisede të qetë e me tone të ulëta me Kiarën, kjo e fundit ia ka mbushur mendjen që këngëtari të vazhdojë të rrijë në shtëpi, pasi ai duhet të shpallet fitues i këtij edicioni. Sakaq, ditën e sotme, ata kanë pasur një tjetër ‘debat’ me njëri-tjetrin për biletën e kthimit. Luizi i ka kërkuar Kiarës që ta mbajë ajo biletën e tij, por Kiara i ka thënë se do ta mbajë ajo sepse do t’ia bëjë surprizë kur të vijë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kam një lloj shprese, te njerëzit dhe te bileta e kthimit. Që do ta hap unë, prej shtëpisë..

Kiara: Biletën do e marr me vete unë

Luizi: Jo

Kiara: Si jo? Do ta marr mo..

Luizi: Jo, do e hap unë.

Kiara: Edhe nëse e kam do e kesh surprizë kur të vij

Luizi: Jo nuk dua ashtu surprizash unë. Do e mbaj unë.

Kiara: Unë dua ta marr me vete..

Luizi: Jo dhe jo. Do e mbaj dhe do e hap unë

You may also like