Do jesh gjithmonë perandor i muzikës shqiptare

by admin
Spread the love

Flori Mumajesi, kantautori i njohur shqiptar ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, pas vendimit të tij drastik të marrë dy ditë më parë për të fshirë katër nga këngët e tij më të rëndësishme, ‘Thjesht të du’, ‘Me sy mbyllur’, ‘Me fjalë të vogla’ dhe ‘Plas’.

Ky vendim duket se ka prekur opinionin publik dhe miqtë e tij, njerëz të njohur në botën e medias, të cilët kanë reaguar në mbështetje të Flori Mumajesit, duke i bërë edhe thirrje që të heqë dorë dhe t’i rikthejë sërish në Youtube këngët e tij kaq shumë të dashura për të gjithë.

E së fundmi ka qenë reperi i njohur shqiptar, Stresi, ai i cili ka shprehur sot publikisht vlerësimin e tij për Florin, teksa përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka shkruar disa fjalë dedikuar atij, duke e konsideruar një person me shumë ndikim në jetën e tij.

“Ti erdhe në jetën time, kur jetën nuk e doja, më solle dashurinëkur edhe atë nuk e besoja. Më bone të lumtur në kulmin e trishtimit, kur rrugën e kisha humbur në kthesën e dështimit. Ti do jesh gjithmonë perandor i muzikës shqiptare” – shkruan Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Pas mesazheve të shumta, Flori Mumajesi ka vendosur t’i rikthejë këngët e tij sot në Youtube sërish.

You may also like