Do futej sërish në Big Brother? Elhaid Cufi befason me përgjigjen: Nuk ia vlen!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Poeti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Elhaid Cufi ishte i ftuar së fundmi në programin e pasdites në RTV Ora, “Jeto me Orën”, që drejtohet nga moderatorja Ana Kallaku. Elhaidi rrëfeu pas disa muajsh se si ishte eksperienca e tij në Big Brother VIP 1, pasi poeti ishte një prej banorëve të edicionit të parë.

Elhaid Cufi tregoi se ditët pas daljes nga ky program, ishin të lëkundshme dhe pas asaj periudhe ishte shkëputur edhe nga intervistat e ndryshme, pasi të gjithë bënin të njëjtat pyetje. Kjo është edhe arsyeja se pse ai ka qenë i shkëputur për një periudhë nga ekrani.

“Të lëkundshme kanë qenë ditët pas daljes nga ky program ndaj, fillova të tërhiqem nga intervistat se të pyesnin se si funksiononte aty, a ishte e vërtetë. Janë të njëjtat pyetje të gjithë të pyesin për të njëjtat gjëra dhe e pashë si periudhë që të shkëputem”- tha Elhaidi për emisionin “Jeto me Orën”.

I pyetur nga moderatorja e programit nëse do ta kishte përsëritur si eksperiencë, Elhaidi rrëfeu se ndoshta mund të futej sërish pas dy viteve, ndërsa nga ana tjetër tregon se edhe nuk ia vlen për shkak të ekspozimit ndaj daljeve në media të ndryshme.

“Mbase pas dy viteve. Por dhe nuk ja vlen. Je shumë i ekspozuar ndaj daljeve. Unë e kam vërtetuar që nuk dal nga vetja dhe ajo nuk shet”- tha Elhaid Cufi në emisionin “Jeto me Orën” në Rtv Ora me Ana Kallakun.

You may also like