Do e bëj shtëpinë të mendojnë që jam me Oltën. Ja pse

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur shqiptar është pa dyshim një nga konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Ai shihet edhe si një nga fituesit potencialë të këtij edicioni, ndërsa ka spikatur edhe për strategjitë e forta në lojën e tij.

Gjatë një bisede me Kiarën së fundmi, Luizi është shprehur se loja po bëhet shumë e vështirë, ndërsa foli edhe për strategjinë e tij të radhës. Luizi u shpreh se do ta bëjë shtëpinë që të mendojnë se ai bashkëpunon me Oltën, në mënyrë që konkurrentët e tjerë të nominojnë atë dhe aktoren dhe jo Kiarën.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Po bëhet shumë e vështirë

Kiara: Kush?

Luizi: Beteja po bëhet shumë e vështirë. Duhet me u futur edhe një turr të fuqishëm. Jam duke u munduar që të bëj shtëpinë të mendoj se jam me Oltën. Kur të hapë ajo debat të hap edhe unë

Kiara: Po pse?

Luizi: Që të na nominojnë mua dhe Oltën. E duke nominuar mua dhe Oltën dhe nuk të nominojnë ty

You may also like