Do dhuroj 5000 euro për fondin e Ushtrisë së Kosovës

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, i njohur edhe si Labi është një nga artistët e veçantë në trojet shqiptare. Veç muzikës, Labi dallohet edhe për anën e tij humane, teksa herë pas here ndihmon njerëzit në nevojë, ndërsa së fundmi, në një koncert jashtë vendit ai i ka kthyer mbrapsht 15 mijë eurot që një emigrant ia kishte hedhur Labit.

Sakaq, këngëtari shqiptar ka marrë një vendim sa të veçantë aq edhe shumë emocionues së fundmi, teksa ka vendosur të dhurojë para për fondin e Ushtrisë e Kosovës. Këto para ai do t’i mbledhë nga koncertet që do të zhvillojë më 28 nëntor. Ai zbuloi edhe shifrën se sa do të mbledhë, 5000 euro në total, ndërsa ftoi edhe qytetarët të dhurojnë për ushtrinë me aq sa munden.

“Mirëdita shqiptar qeveri e Kosovës dhe klasa politike e shqiptarêve kah do që ju qeverisni e jeni nëpër institucione. E dim mirë që rrethanat në këtë vendin tonë mund të na ndryshojnë por, bindjen dhe dashurinë për vendin nuk ka shancë dhe nuk mundet e po ashtu nuk është e drejtë të na e manipulojë askush.

Ne jemi të vetëdishëm si shqiptar se si funksionon kombi ynë dhe pa dallime partiake ju lus të fokusohemi në atdhe. Tani mbrëmjet e mia të radhës janë në Oslo, Londër Kosovë dhe Tiranë, dhe nga këto mbrëmje që do të këndojë për festën e flamurit Kombëtar, me krenarinë më të madhe si shqiptar i trojeve tona i dhuroj sërish edhe 5000€ për buxhetin( fondin) e ushtrisë së Kosovës.

I lus të gjithë shqiptarët pa dallime partiake të dhurojnë sa të mundeni sepse një ditë do t’a kemi nevojën për ushtrinë edhe më të fortë. Këto para do t’i deponoj me date 28 nentor. Ndoshta janë pak, por një ditë bëhen më shumë. Zoti e bekoftë kombin tonë shqiptar. Labi Kosovë e Shqipërisë” – shkruan Labinot Tahiri në Facebook.

You may also like