Djokoviç fiton Australia Open/ Barazon rekordin e Rafael Nadal në Grand Slam

by admin
Spread the love

Novak Djokoviç shkruan një tjetër faqe të historisë së tenisit botëror.

Serbi triumfoi në finalen e Australian Open pasi mundi Stefanos Tsitsipas me rezultatin 3-0 duke e fituar këtë eveniment për herë të 10 në karrierën e tij. Po kështu Djokoviç e çon në 22 numrin e turneve Grand Slam në karrierë duke barazuar spanjollin Rafael Nadal.

Për më tepër, falë këtij triumfi në Melbourne Djokoviç kthehet të jetë numri 1 i botës duke zbritur një shkallë më poshtë Carlos Alcaraz, ndërkohë që Tsitsipas që humbi finalen e dytë në një turne madhor është numri 3 i botës.

Djokoviç iu deshën 2 orë e 56 minuta lojë për të thyer kundërshtarin e tij në këtë finale të madhe të Australian Open duke e mundur 3-0. fillimi i sfidës ishte fantastik për Djokoviç që fitoi game e parë me shërbimet e Tsitsipas, duke e përsëritur këtë sukses edhe në game e 4 duke e çuar rezultatin në 3-1, për të mbyllur krejt setin e parë 6-3.

Seti i dytë ishte i ekuilibruar me grekun që kishte një set point në favor me shërbimet e Djokoviç, por ky i fundit nuk lejoi që gjendja e seteve të barazohej dhe në fund arriti të fitojë tie-break-un e këtij seti 7-4 duke e çuar rezultatin në 2-0 me sete në favorin e tij.

Në setin e tretë, Tsitsipas fitoi një game me shërbimet e Djokoviç, por serbi iu kundërpërgjigj shumë shpejt duke barazuar në 1-1.

Ekuilibri mbizotëroi edhe në këtë set ku sërish tenistët iu drejtuan tie break-ut, por këtë radhë dominimi i Djokoviç ishte i dukshëm me serbin që në fund e bëri të tijin edhe këtë set 7-6 duke e mbyllur ndeshjen 3-0 për të fituar Australian Open për herë të 10 duke u bërë tenisti i dytë pas Rafael Nadal që fiton një turne Grand Slam të paktën 10 herë.


Top Channel

You may also like