Djegia e flamurit serb, reagon Rama: Në Beograd flas shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të thirrur nga Sali Berisha kundër “Ballkanit të Hapur”.

Rama ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje ku ndër të tjera ka thënë se edhe ditën kur ai vizitoi Beogradin kryeqyteti i Serbisë ka qenë i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët e dogjën një të tillë, por në fund u arrestuan nga policia.

Rama shton më tej se në Beograd flet shqip dhe mbron interesat e të gjithë shqiptarëve. Po ashtu ai i kujton komentuesit se në Pallatin Presidencial të Serbisë ka kërkuar në shqip njohjen e Kosovës nga Serbia dhe atëherë e bënë hero. Mirëpo e vërteta sipas Kryeministrit është që “Ballkani i Hapur” është e ardhmja e rajonit, por edhe interes strategjik i Shqipërisë.

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, shkruan Rama.

You may also like