Djeg plastikë në oxhakun e shtëpisë në Zvicër, i kanoset një gjobë e majme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një zjarr ka ndodhur të martën në St.Gallen, më 11 janar. Një 21-vjeçar ka djegur mbeturina në oxhakun e shtëpisë.

Mbrëmjen e së martës, pak pas orës 17:00, Policia e Qytetit St.Gallen mori një telefonatë, sipas së cilës nga një oxhak në një pronë private po dilte shumë tym i zi. Një 21-vjeçar i kishte vënë flakën më parë një kutie kartoni në oxhakun e banesës së tij, në të cilën kishte më shumë karton dhe letër.

Me sa duket, në të kishte edhe plastikë, informon portali Shtegu. Ndotësi është larguar nga oxhaku pasi ka ndezur plehrat dhe pak kohë më vonë ka vënë re se në banesë po bënte shumë vapë.

Në ndërkohë, zjarri në oxhak ishte shtuar dhe më në fund duhej të shuhej nga policia. Për të kontrolluar, të mobilizuar ishin edhe nga brigada profesionale e zjarrfikësve St.Gallen. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar.

21-vjeçari do të denoncohet për djegie të paligjshme të mbetjeve.

You may also like