DJ Sardi bëhet baba për herë të parë

by admin
Spread the love

DJ i njohur shqiptar, Sardi Shehu është bërë baba për herë të parë.

Kështu ka bërë të ditur vet DJ përmes një postimi në Instagram, ku shihet teksa mban në krahë fëmijëve e tij të porsalindur.

DJ bëri të ditur se fëmija i tij dhe partneres së tij, Jonisa Sinorukaj erdhi në jetë sot (22 janar) ndërsa e pagëzuan me emrin Zais Denzel Shehu.

“E gjithë bota m’u shemb përpara teje. Zais Denzel Shehu, 22.01.2022”, ka shkruar Sardi në mbishkrimin e imazhit.

Të shumta ishin komentet dhe përgëzimet që ai pranoi nga ana e familjarëve, miqve dhe fansave të tij të shumë.

Ndryshe, DJ i njohur në anën tjetër mbetet aktiv me projekt dhe mbrëmje të shumta muzikore.


You may also like