DJ Geek flirton me një vajzë tjetër? Ky është reagimi i Dafina Zeqirit

by admin
Spread the love

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera të publikut.

Së fundmi ka qenë këngëtari tjetër, Ylli Limani, i cili e ka provokuar Dafinën. Në videon e postuar në Instagram Ylli i thotë se partneri i saj ka flirtuar me recepsionisten.

Dafina nuk ngurron aspak dhe i kthehet: “Pse po rren?”

Mesa duket marrëdhënia e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.

Edhe pse Ylli ka insistuar në rrengun e ti kjo nuk është asgjë për Dafinën.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.

Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Së fundmi janë shtuar dyshimet se dyshja e famshme është gati për të hedhur hapin e madh në lidhjen e tyre.

Dafina ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me DJ Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.

You may also like