Ditmir Bushati flet për 30 vjetorin e FRESH: Jam në politikë falë Edi Ramës, krizën në PD ta shikojmë si mundësi për një PS më demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Politikani Ditmir Bushati, ka mbajtur fjalën sot në eventin që po organizohet për 30 vjetorin e FRESH, ku tha se është sot në politikë falë këmbënguljes dhe lidershipit të Edi Ramës.

Falë këmbënguljes dhe lidershipit të Edi Ramës, besimit tek vlerat demokratike të qendrës së majtë, mbështetjes së pakursyer të socialistëve, e konsideroj priovilegj përfaqësimin e tyre në të gjitha nivelet. Duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të drejtë, më të mirë dhe më të zhvilluar. Për një PS si alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Si gjenerata e re e PS ju ftoj ta konsideroni politikën si mision fisnik, në funksion të shërbimit dhe ndryshimit për më mirë të Shqipërisë. Të besoni te demokracia, ajo mund tju zhgënjejë por nuk ju tradhton. Të besoni te forca dhe vlera e fjalës. Te vërtetësia e mendimeve që çlirojnë energji pozitive”, tha Bushati.

Në fjalën e tij, ish-ministri socialist u ndal dhe te kriza në PD.

Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita, duhet ta shohemi me shqetësim dhe njëkohësisht si mundësi për të shtuar përpjekjet tona për nëj PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike që ofron mundësi për të gjithë”, u shpreh Ditmir Bushati.

You may also like