Ditët e fundit të Umtiti në Barcelonë, mbrojtësi largohet nga qyteti

by admin
Spread the love

Aventura e Samuel Umtiti te skuadra e Barcelonës është shumë pranë fundit. Mbrojtësi francez është filmuar nga kamerat e “El Chiringuito” në aeroportin “El Prat” duke u larguar nga qyteti, pasi refuzoi që të stërvitej në seancën e mëngjesit.

Ish-lojtari i Lyon nuk mori pjesë në turneun amerikan të klubit dhe qëndroi në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva” bashkë me të padëshiruarit e tjerë (Neto, Riqui Puig, Mingueza, të gjithë të larguar tashmë nga klubi).

Lamtumira e Umtiti nga Barcelona do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, me shumë mundësi lojtari do të lihet i lirë dhe do të ketë mundësinë që të gjejë një tjetër skuadër. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like