Ditëlindja e Goce Dellçevit: 4 shkurti me rrezik të lartë sigurie?!

by admin
Spread the love

GOCE DELLÇEVI, FIGURA QË BASHKON DHE NDAN DY POPUJ

151 vjet pas lindjes së Goce Dellçevit, figura e tij ende po u sjell problem dy popujve që pretendojnë se kanë autorësinë ndaj veprës së tij. Me katër shkurt, kur edhe është ditëlindja e tij, paralajmërohen vizita nga grupe ultra-nacionale bullgare, por edhe maqedonase, e kjo mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike. Edhe pse Presidenti mblodhi Këshillin e sigurisë dhe kërkoi që të merren masa, Ministria e punëve të Brendshme nuk po shpejton në marrjen e vendimeve.

”Po punojmë së bashku me Agjencinë për siguri nacionale, shkëmbejmë informata dhe në bazë të këtyre informatave MPB do të merr vendime për mbrojtjen e qetësisë dhe sigurisë dhe ajo që është më e rëndësishme. Mbrojtja e interesit nacional” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Spasovski nuk mohon se ka struktura radikale që për interesa personale dëshirojnë ta prishin procesin e stabilizimit të marrëdhënieve me Bullgarinë por vendimet duhet të merren duke u bazuar në interesat nacionale, tha ai.
E incidenti i fundit në Ohër, ku u sulmua fizikisht një bullgar, i cili pohon se kjo u bë për shkak të bindjeve të tija, i përkeqësoi edhe më shumë marrëdhëniet. Shefi i diplomacisë informoi se autoritetet bullgare tanimë kanë reaguar tek institucionet ndërkombëtare për këtë incident.

”Kanë lëshuar letra deri tek të gjitha organizatat ndërkombëtare ku shpjegojnë se këtu ka politike që diskriminon rëndë bullgarët. Detyra ynë nuk është që mos të lejojmë që Bullgaria ta bind Unionin Evropian për këto pikëpamje dhe ata ta ndryshojnë qëndrimin për ne. Gjegjësisht, ne duhet ti themi argumentet tona rreth asaj që po ndodh këtu. Vizita ime në Sofje është pikërisht në këtë drejtim. Unioni evropian e ka regjistruar këtë vizitë si mesazh se këtu nuk ka politikë shtetërore të diskriminimit” – tha Bujar Osmani.

Por megjithatë, ai kërkon masa më të ashpra dhe vendime më të guximshme me qëllim që mos të lejohet që gjuha e urrejtjes të bëhet përditshmëri në marrëdhëniet me Bullgarinë.

”Këtë porosi e dërgova prej Sofjes, dhe thash se duhet të vendosim një princip: Ai që do të ofendojë në territorin tonë, do të mohojë ekzistimin e popullit maqedonas dhe do të tregojë se ka pretendime territoriale të njëjtën ditë duhet ti ndalohet hyrja ne Maqedoninë e Veriut” – deklaroi Bujar Osmani.

Osmani nuk deshi t`i komentojë deklaratat e homologut bullgar, që kishin të bëjnë me periudhën komuniste të Maqedonisë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

You may also like