Ditë vendimtare për Vllazninë, sfida ndaj Craiovës sot eskkluzivisht në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të jetë një ditë shumë emocionuese për ndjekësit e Oversport dhe Tibo, por edhe për tifozët shkodranë, pasi Vllaznia do të zbresë në orën 19:30 në fushë për të luajtur shanset për një kualifikim historic në Champions League. Sfida midis Universitatea Craiova dhe Vllaznisë do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Sfida e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1 në “Loro Boriçi” dhe shkodranët besojnë te një rezultat surprizë ditën e sotme.

Mirel Josa ka bërë edhe përgatitjet e fundit me ekipin shkodran dhe duket se nuk ka më dyshime për formacionin. Në portë pritet ta nisë sërish Zogovic që do të ketë përpara tij katërshen, Gurishta, Bulatovic, Juric dhe Hakaj.

Në mesfushën me tre pritet të renditen Boshnjaku, Marku e Jonuzi. Sakaq këtë ndeshje pritet që ta nisë nga minuta e parë Kaina, i cili do të ndajë repartin e sulmit me Çobën dhe Hoxhajn.

Do të luajnë ditën e sotme në Conference Leauge edhe Laçi i cili do të përballet me Petrocub në orën 20:00 dhe Tirana e cila do të përballet në transfertë me Zrinjskin më 21:00. /oversport.tv

You may also like