Ditë vendimtare për të ardhmen, Ronaldo dhe agjenti i tij takim me ten Hag

by admin
Spread the love

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United mbetet ende pezull. Ylli portugez nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, por sot pritet të jetë një ditë vendimtare për këtë gjë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka zbarkuar në qendrën stërvitore të Manchester United për të diskutuar me teknikun Ten Hag mbi të ardhmen. Së bashku me të ka qenë edhe agjenti i lojtarit Jorge Mendes.

Së fundmi zërat që Ronaldo do të largohet nga Manchester United janë rritur ndjeshëm. Një nga ekipet e interesuara ishte edhe Atletico Madrid, por tifozët klubit madrilen kanë protestuar që portugezi të mos afrohet. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

 

You may also like