Ditë e veçantë për Majk, feston ditëlindjen e 31-të

by admin
Spread the love

Reperi i njohur nga Kosova, Majk sot ka një ditë të veçantë.

Kjo sepse reperi i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun po feston ditëlindjen e 31-të.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes disa InstaStory që ka ndarë me urimet nga miqtë e tij, dhe po ashtu djali i tij, Roan.

Kastriot Rexha (emri i vërtetë) ndryshe mbetet një prej artistëve më të kërkuar të skenës.

Edhe është vit, Majk solli disa projekte të suksesshme muzikore, teksa po vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Projekit i tij i fundit është bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj dhe Getoar Selimin “Mëkati Jem”.


You may also like