“Ditë e lumtur”/ Salah rinovon, Liverpool e kthen në më të paguarin në histori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Momo Salah do vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit. Sulmuesi egjiptian ka gjetur gjuhën e përbashkët me nënkampionët e Europës në lidhje me kontratën e re.

30-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me “The Reds”, teksa pas firmës së sotme do të qëndrojë në “Anfield” deri në verën e vitit 2025.

Pas zyrtarizimit, Salah u shpreh:

“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar që të fitoj trofe të tjerë me Liverpoolin. Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë. Kisha nevojë për pak kohë për t’u menduar, tani të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Në pesë apo gjashtë vitet e fundit ekipi ardhur gjithmonë në rritje. Sezonin e kaluar ishim afër fitimit të katër trofeve, por, fatkeqësisht, në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe. Mendoj se jemi në pozita të mira për të luftuar për gjithçka. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të qartë, të jemi pozitivë dhe të luftojmë për të fituar gjithçka”, deklaroi golashënuesi i nëntë më i mirë në historinë e klubit ishullor.

Sipas Shqip Salah u transferua nga Roma te Liverpool në verën e vitit 2017 dhe deri tani ka shënuar 156 gola në 254 ndeshje zyrtare. Akordi i ri e ka kthyer “Faraonin” në lojtarin më të paguar në historinë e klubit. Ai përfitonte 220 mijë paund në javë nga kontrata e vjetër, teksa pas firmës së sotme paga e tij ka shkuar në 350 mijë paund në javë!


Top Channel

You may also like