Dita e tretë e debatit të komisionit rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka filluar seanca e 52-të e Komisionit Parlamentar për Financimin dhe Buxhetin, e cila vazhdoi diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2023.

Kjo është dita e tretë e debatit të përgjithshëm, ndërsa sipas renditjes së të regjistruarve, e para ka folur deputetja Jaklina Peshevska nga VMRO-DPMNE.

Peshevska fillimisht përsëriti qëndrimin e partisë, se buxheti i propozuar është historikisht më i larti, inflacional dhe shpërdorues, e më pas paraqiti edhe vlerësime për punën e deritanishme të qeverisë.

“Kjo Qeveri ka sukses vetëm në huamarrje dhe me këtë buxhet vitin e ardhshëm do të marrë 1.5 miliardë euro dhe borxhi publik do të arrijë tetë miliardë euro. Për të gjashtin vit radhazi, vetëm nga LSDM-ja dhe BDI-ja dëgjojmë rritje ekonomike, të cilat sollën inflacion dhe standard të keq jetësor. Situata është tmerruese dhe sërish gjithçka do të bjerë mbi barrën e qytetarëve. Buxheti i propozuar është joreal për shkak të rritjes artificiale të të hyrave dhe inflacionit, që është rezultat i politikave të gabuara”, tha Pesevska.

Ndërsa për replikë u paraqit Dime Vlekovski nga LSDM, i cili momentalisht është duke sqaruar projeksionet buxhetore.

Në seancë është i pranishëm zëvendësministri i Financave, ndërsa në ditën e parë ministri Fatmir Besimi ka shpjeguar projektbuxhetin.

Sipas parashikimeve, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282,1 miliardë denarë dhe janë 14,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.

Deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 4,6 për qind nga PBB-ja e planifikuar ose 42,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 324,8 miliardë denarë, që është 36,3 miliardë denarë më shumë se buxheti për vitin 2022.

You may also like