Dita e skuadrave vendase në Premier, Tottenham fiton me poker golash

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Faktori fushë ka ndikuar këtë pasdite në kampionatin anglez, pasi të katërta sfidat e orës 16:00 kanë përfunduar me suksesin e skuadrave vendase.

Tottenham ka nisur shumë mirë sezonin në Premier League, pasi ka mposhtur 4-1 në shtëpi Southamptonin. “Shenjtorët” kalojnë të parët në avantazh me James Ward-Proëse, por skuadra e Contes reagon duke përmbysur gjithçka me një poker golash.

Newcastle ka fituar 2-0 përballë debutuesve të Nottingham. “Qymyrxhinjtë” kanë arritur suksesin falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë.

Bournemouth shënon nga një gol për çdo pjesë në portën e Aston Villës dhe merr fitoren e parë sezonale në kampionat. Edhe Leeds ka marrë tre pikë në ndeshjen hapëse të kampionatit, pasi ka mposhtur 2-1 në shtëpi me përmbysje Wolves. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like