Dita Botërore e Rekordeve Guinness, ja disa nga arritjet më të veçanta në futboll

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çdo 8 nëntor festohet Dita Botërore e Rekordeve Guinness, një libër që publikohet çdo vit që nga 1955-a dhe mbledh të gjithë rekordet e botës. Po cilët janë rekordet që i përkasin botës së futbollit? Disa prej tyre duken të paarritshëm, ndërsa të tjerë janë të destinuar për tu thyer. Cilët janë dhe kujt i përkasin disa nga rekordet më domethënëse në futboll.

Pele mban rekordin e numrit më të madh të golave të shënuar në karrierë: 1283 gola në 1384 ndeshje të luajtura.

Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në ndeshje zyrtare me një klub: 672 gola me Barcelonën.

Rogerio Ceni është portieri që ka shënuar më shumë gola në Botë: 131 gola në 1266 ndeshje të luajtura.

Ronald Koeman është mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola: 207 gola në 581 ndeshje.

Cristiano Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë gola me skuadrën kombëtare: 117 gola në 191 ndeshje.

Archie Thompson është lojtari që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje: 13 gola në fitoren 31-0 të Australisë përballë Samoas Amerikane, në kualifikueset e Kupës së Botës 2002.

Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik: 91 gola në vitin 2012.

Ronaldo, Ibrahimovic dhe Luis Suarez janë lojtarët e vetëm që kanë shënuar të paktën një gol në çdo minutë nga 1’ deri tek minuta e 90-të.

Francesco Totti është lojtari që ka mbajtur shiritin e kapitenit në krah për më shumë sezone me një klub: 19 sezone si kapiteni i Romës nga 1998 deri në 2017.

Rogerio Ceni është lojtari që ka zhvilluar më shumë ndeshje me një klub: 1237 ndeshje me San Paolo.

Martin Palermo është lojtari që ka gabuar më shumë penallti në një ndeshje futbolli: 3 penallti në sfidën mes Argjentinës dhe Kolumbisë e vlefshme për Kupën e Amerikës në vitin 1999.

Dani Alves është lojtari që ka fituar më shumë trofe në karrierë: 44 trofe.

Sebastian Abreu është lojtari që ka luajtur me më shumë klube në karrierën e tij: 31 klube të ndryshme që nga 1993 deri në 2021.

Carlo Ancelotti është trajneri që ka fituar më shumë Champions League: 4 herë, 2 trofe me MIlanin dhe 2 me Realin e Madridit.

Sir Alex Ferguson është trajneri që ka fituar më shumë trofe: 49 trofe nën drejtimin e Aberdeen dhe Manchester United. / Oversport.tv

You may also like