Disiplina/ Gjobitet Erzeni, pezullohet tetë javë drejtuesit i Kukësit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e ndodhura në fundjavë në futbollin shqiptar.

Klubi i Erzenit është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen ndaj Partizanit.

Me tetë ndeshje është pezulluar Naim Halili, drejtuesi i Kukësit, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes kundër Teutës.

Ndërkohë, me nga dy ndeshje janë pezulluar Joan Çela i Bylisit dhe Albano Aleksi i Tiranës për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

Mesfushori pritet të mungojë kundër Teutës dhe Kastriotit (Kupa e Shqipërisë) dhe do të jetë gati në derbin me Partizanin.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1. Lojtari i KS Kastrioti, Joan Cela, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

5. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. FC Dinamo U-13, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke sjellë si pasojë mos zhvillimin e ndeshjes të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore U-13 kundër FK Teuta U-13, në bazë të nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

7. Lojtari i FC Internacional Tirana U-15, Lionel Xake, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Skënderbeu U-15, Spasian Nasto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i Flamurtari FC U-19, Klevis Haxhiraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dario Dapaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i FK Kukësi U19, Aurel Brika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i FK Kukësi U19, Ervin Sefolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U13 Matias Halili, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.


Top Channel

You may also like