Disfatë e kuqezinjëve tetovar 0-2, në miqësoren me CSKA 1948  – Shqip

by admin
Spread the love

Skuadra tetovare e futbollit Shkëndija në ndeshjen e dytë kontrolluese   në Antalia  sot ka pësuar disfatë 2:0 përballë  bullgarëve CSKA 1948  e Sofjes,  në kuadër të fazës kryesore  të  përgatitjeve në prag të pjesës së  dytë  kampionatit  2022/2023  në Ligën e parë të futbollit vendor .

Pjesa e pare përfundoi  me  epërsinë e  skuadrës bullgare  1-0 me  golin që e realizoi Angel Bastunov në minutӕn e 3-të.  Shkëndija si në pjesën e pare ashtu edhe në të dytë tentonte të bëjë diçka,  mirëpo duke mos arritur që të rrezikojë konkretisht portën kundërshtare. Si  paso  e  gjithë kësaj  skuadra  nga Sofja  arriti të shën edhe  golin e dytë nëpërmjet të Lazar Marin në minutën e  82 për 0-2  që doli  të jetë edhe  rezultati përfundimtar i këtij takimi miqësor.

Pra skuadra  tetovare  pas barazimit 1-1, në miqësoren e pare me sllovenët e NK Mura  dhe  disfatës së sotme 0-2  ndaj  CSKA 1948 të Sofjes  do të vazhdoj  punën   e kësaj faze përgatitore  sipas  planit që ka projektuar  trajneri Qatip Osmani, ndërsa ndeshjen e radhës kontrolluese  do ta zhviillon më 6 shkurt kundë ukrainasve të Dinamo Kiev.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like