Disa truke si të dukesh si “Elvana me këmbët e gjata”

by admin
Spread the love

“Elvana me këmbët e gjata”, është një pjesë e tekstit të këngës “Të dy” në bashkëpunim me Tingullin Trent që ka mbetur sot e kësaj dite si shprehje. E kur vjen puna te këmbët e gjata kush nuk do të donte të dukej kaq bukur? Elvana na mëson disa truke që mund t’i zbatoni dhe ju duke nisur që nga mënyra si bëni foton tek veshja.

Fillimisht mbani mend që fotot duhet t’i bëni në një kënd poshtë dhe jo nga lart. Kështu mund t’i thoni mikeshës që ju bën fotot të ulet dhe t’ju fotografojë. Në këtë mënyrë këmbët do të duken më të gjata dhe foto del edhe më e bukur.

Sa i përket veshjes kujdesuni që të vishni të shkurtra, por të bëni kontrast me çizme të gjata. Një tjetër ide janë pantallonat me shtrat të lartë, të cilat do t’ju bëjnë të dukeni më e gjatë.

Ngjyrat gjithashtu kanë rëndësi. Nëse pantallonat do t’i keni të njëjtën ngjyrë me këpucët kështu do të dukeni më e gjatë.

Për më tepër ju sjellim shembull disa nga fotot e Elvanës.

 

You may also like