Disa letra të bukura dashurie: “Ne plakemi dhe mësohemi me njëri-tjetrin”. Ia vlen t’i lexoni.

by admin
Spread the love

“Ne plakemi dhe mësohemi me njëri-tjetrin. Ne mendojnë njësoj. Ne lexojmë mendjen e njëri-tjetrit. Ne e dimë se çfarë do personi tjetër, pa e kërkuar atë gjë. Ndonjëherë e acarojmë paksa njëri-tjetrin. Ndoshta ndonjëherë edhe e marrim të mirëqenë personin tjetër. Por ndonjëherë, kështu si sot, unë mendohem me vete dhe kuptoj se sa me fat jam që ta ndaj jetën me femrën më të mirë që mund të kisha njohur. Ti ende më mahnit e më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Ti je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një e ekzistencës sime. Të dua shumë”. – Letra e Johnny Cash për June Carter

“Ekzistojnë mënyra të ndryshme të dashurisë. Njëra është egoiste, e vrazhdë, koprrace, që e përdor dashurinë për rëndësinë e vetes. Kjo është forma më e shëmtuar dhe e gjymtuar e dashurisë. Forma tjetër ka të bëjë me shpalosjen e gjithçkaje të mirë që ke, të mirësisë dhe respektit, jo vetëm të respektit social, por të respektit për njohjen e personit tjetër si unik dhe me vlera. Forma e parë mund të të bëjë të sëmurë, të vogël, të dobët, por e dyta mund të çlirojë tek ju forcën, dhe guximin, dhe mirësinë, dhe pjekurinë qënuk e dinit se e kishit. Dhe mos u shqetëso për humbjet. Nëse është diçka e drejtë, do të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është të mos nxitohesh. Asgjë e mirë nuk largohet”. – Letra e John Steinbeck për të birin e tij të sëmurë, Thom.

“Unë të shoh në çdo gjë të bukur që më rrethon – në forma, në ngjyra, në parfume, në tingujt harmonikë: ti vlen sa gjithë këto për mua. Ti je mbi të gjitha këto gjëra. Ti nuk je vetëm spektri diellor me të shtatëngjyrat, por vetë dielli që ndriçon, ngroh dhe rigjallëron gjithë botën!”. – Letra e Juliette Drouet për Victor Hugo

“Të dashuroj, të dua, kam nevojë për ty. Sytë e tu shkëlqejnë me aq çudi, kur me kokën të kthyer prapa thua diçka qesharake – sytë, zëri, buzët, shpatullat e tua – duken kaq të ndriçuara. Ti erdhe në jetën time jo si dikush që vjen për të vizituar, por si një person që vjen në një mbretëri ku gjithë lumenjtë kanë pritur për reflektimin tënd, gjithë rrugët për hapat e tu”. – Letra e Vladimir Nabokov për Vera Slonim

You may also like