“Disa gjëra dolën ndryshe!” Alvisa flet për herë të parë për ndarjen nga Bashkimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çifti i parë që doli nga Për’puthen këtë sexon ishte Alvisa dhe Bashkimi. Pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre ata vendosën të largihem bashkë dhe të vijojnë lidhjen jashtë.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe megjithëse e vazhduan njohjen jashtë, ata vendosën që më pas t’i ndërpresin marrëdhëniet. Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story, ndërsa kjo e fundit ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes në “Prive”.

“Janë disa gjëra që dolën ndryshe nga të dyja palët, por gjithsesi unë e vlerësoj shumë si njeri. Jam shumë e lumtur që e kam njohur pavarësisht të gjitha gjërave, por kjo është jeta, gjërat nuk shkojnë siç duam ne.

Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.

Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program.

Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar.”- është shprehur ajo.

 


You may also like