“Direkt në Kiev”, këshilltari amerikan i Sigurisë: Si pritet të sulmojë Rusia

by admin
Spread the love

Prag lufte! Ashtu siç kanë bërë të ditura mediat ndërkombëtare, vetëm pak orë duket se e ndan Ukrainën nga një sulm i Rusisë, me qëllimin për ta pushtuar. Tensionet kanë arritur kulmin, ndërsa Perëndimi u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të largohen urgjentisht nga Ukraina.

Së fundmi këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se pushtimi rus do të përfshijë bombardime nga ajri dhe një sulm ndaj kryeqytetit ukrainas Kievit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u bëri thirrje amerikanëve që ende ndodhen në Ukrainë të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Zoti Sullivan bëri një paralajmërim të fortë duke parashtruar se në çfarë forme mund të zhvillohet pushtimi rus.

“Nëse fillon një sulm rus ndaj Ukrainës, duket se do të fillojë me bombardime nga ajri dhe sulme me raketa, të cilat mund të vrasin civilë, pavarësisht nënshtetësisë së tyre. Do të pasohet nga një ofensivë masive të forcave tokësore. Mund të ndërpriten pa asnjë paralajmërim komunikimet dhe mund të ndalen udhëtimet”, tha zoti Sullivan.

Nga ana tjetër, në një intervistë me kanalin NBC, Presidenti Joe Biden bëri një paralajmërim të ngjashëm.

“Kam kërkuar që shtetasit amerikanë të largohen menjëherë. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Kjo është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të marrin për keq me shpejtësi”, tha ai.

Ndërsa Rusia po përshkallëzon situatën, Presidenti Biden zhvilloi biseda telefonike të premten me udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian për të diskutuar rreth krizës.

Ajo për të cilën Presidenti Vladimir Putin po mobilizon këtë radhë ushtrinë ruse do të sillte shumë më tepër rrezik se veprimet e mëparshme ushtarake, i tha Zërit të Amerikës Michael Kimmage, nga Fondi Marshall Gjerman.

“Ajo që është tronditëse në këtë situatë është se nëse ndodh pushtimi, ai do të jetë i përmasave të mëdha dhe kjo do të thotë edhe viktima të shumta për Rusinë. Gjithashtu edhe pushtimi i qyteteve, katastrofat humanitare dhe mizoritë nuk do të mund të fshihen nga populli rus që gjendet shumë pranë dhe mban lidhje familjare, personale dhe në terren me Ukrainën”, thotë zoti Kimmage.

Rusia ka dërguar disa anije luftarake në Detin e Zi, duke i rritur edhe më shumë tensionet. Në kuadrin e këtyre manovrave, Rusia e shpalli zonë të ndaluar një pjesë të madhe të ujërave ndërkombëtare përreth Krimesë dhe qytetit ukrainas Odesës. Rusia thotë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, por se po kërkon të mbrojë interesat e saj të sigurisë

Lexo lajme interesante

You may also like