Diplomati i njohur Agim Nesho: Qeveria është e lëkundur, ju tregoj shkakun

by admin
Spread the love

Ky është mendimi që ka diplomati Agim Nesho, në emisionin “Radari Informativ” deklaroi se Shqipëria duhet të mbajë qëndrim për situatën e krijuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Më tej Nesho tregoi edhe arsyet se përse, sipas tij, ne ende nuk jemi rreshtuar me vendet që mbështesin Ukrainën dhe dënojnë veprimet e Rusisë.

Nesho në lidhje me deklaratat e bëra ditën e sotme nga Sali Berisha, tha se ky është një moment politik që është duke u shfrytëzuar nga opozita.

“Duhet të mbajë një qëndrim. Moska kërkon që të fitojë të drejtën që të ulet si fuqi botërore. Shqipëria është një vend sovran që ka mendimin e tij që ka të bëjë me perspektivën e arkitekturë ne gjithë Evropës. Kërkesa në parlamentin e Shqipërisë e bërë nga Berisha është një moment politik që shfrytëzohet nga opozita.”

Sipas ish-ambasadorit, qeveria është e lëkundur për shkak të klientelizmit në vend që të prodhojë një politikë të qartë të jashtme.

“Nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një angazhim për atë sistem pjesë e të cilit jemi.”

Por pse ka heshtur deri më sot qeveria Rama?

“Shqipëria në këto momente ka pasur një politikë të jashtme aktive. Duket që qeveria shqiptare është më tepër e angazhuar në problemet e saj të bredshme dhe kërkon t’i kalojë me klientelizëm ose shërbim ndaj fuqive të mëdha. Në mungesë të një shprehje të hapur në një moment të tillë politik e kompromenton qeverinë e Ramës sepse deri tani ka bashkëpunuar në disa projekte me Serbinë,” shpjegon Agim Nesho.

Diplomati theksoi edhe një herë se Shqipëria duhet t’u bashkohet vendeve të tjera në mbështetje të Ukrainës pasi kjo sipas tij qartëson edhe politikën tonë të jashtme. Kujtojmë se sot Ministria e Jashtme e Rusisë i ka dërguar Shqipërisë një letër ku e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse është pro apo kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Letra është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë dhe ka si adresë të gjitha vendet e NATO-s, të cilat sipas rusëve duhet të japin qëndrimet e tyre individuale për çështje të sigurisë që lidhen me ta.

You may also like