Dionisi: Roma është ekipi favorit, por ne luajmë për fitore

by admin
Spread the love

Trajneri Alessio Dionisi, në prag të përballjes që Sassuolo ka këtë fundjavë ndaj Romës, ka folur për humbjen e fundit nga Sampdoria në kampionat si dhe eliminimin nga Kupa e Italisë,. I pyetur se çfarë i ka munguar skuadrës së tij, ai ka shpjeguar momentin që po kalon ekipi i tij.

“Vinim nga dy ndeshje jo pozitive, sepse ishin dy disfata, dy paraqitje shumë të ndryshme. Me Juven vijmë nga një paraqitje e shkëlqyer, ku skuadra bëri mirë. Nuk e meritonim të eliminoheshim në të 90-ën. E meritonim të shkonim në shtesë, por ajo që meritojmë nuk ka rëndësi, pasi tanimë vlerë ka se çfarë do të bëjmë në ndeshjen e radhës. Shpresoj, por jam i sigurt që ndeshja e fundit do të jetë shtysa për të përballuar ndeshjen ndaj Romës.

Berardi ka bërë një paraqitje fantastike në startin e sezonit me statistika të rëndësishme. Mirëpo, trajneri i Sassuolos është pyetur nëse me mungesën e Raspadorit dhe Skamakës të skualifikuar, është përgjegjësi e Berardit të shënojë për të thyer thatësirën e golit që nga 9 janari ndaj Empolit.

“Të gjithë kanë dëshirë për të shënuar. Kështu që në mungesë të Skamakës dhe Raspadorit, do të jenë Defrel, Berardi dhe të tjerë futbollistë që kanë kapacitet për të shënuar. Problemi ynë është që të jemi skuadra që arrin të limitojë cilësitë në sulm të kundërshtarit. Pastaj, nuk është problem për ne që të gjejmë rrugën e rrjetës. Nuk mund të jetë problem, sepse i kemi cilësitë në ekip.

Përballë do të jetë Roma në Olimpico e cila gjithashtu nuk po kalon moment të mirë. Dionisi flet nëse është fiks momenti i duhur për të luajtur përballë një kundërshtari më formë të ngjashme.

“Sigurisht që Roma është e fortë. Mirëpo, njësoj si ne, nuk vjen nga një moment pozitiv. Në letër, ata janë favoritë, por ne do të luajmë për të fituar”. /oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like