Dinamo shkatërron Burrelin, Oriku shokon Skëndërbeun në fund

by admin
Spread the love

Dinamo ka shkatërruar 5-0 Burrelin në “Selman Stërmasi” në sfidën që është transmetuar live në Oversport dhe Tibo dhe falë këtij suksesi është ngjitur në krye të renditjes së Kategorisë së Parë, në kuotën e 7 pikëve pas 3 takimeve të luajtura.

Djemtë e Nevil Dedes dominojnë totalisht sfidën ndaj matjanëve dhe marrin një fitore të thellë dhe të merituar. Ymeri zhbllokon sfidën në pjesën e parë, më pas skenën e marrin Denison dhe Taulant Marku që shënojnë nga një dygolësh.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu është mposhtur 1-0 nga Oriku në Fier. Një gol i Pereira në minutat shtesë të takimit ka ndëshkuar korçarët, që vazhdojnë të mbeten pa fitore pas 3 javëve kampionat. / Oversport.tv

You may also like