Dinamo shënjestron Brdariç për stolin, Magani pranë Skënderbeut

by admin
Spread the love

Ndonëse nuk është bërë zyrtar divorci me trajnerin Rodolfo Vanoli, duket se aventura e italianit në Shqipëri ka përfunduar, pasi Dinamo po kërkon një teknik të ri për ti besuar skuadrën.

Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë piketuar gjermanin Tomas Brdariç, si trajnerin që do të rikthejë në elitë “nëndetësen blu”. Ish-trajneri i Vllaznisë e njeh mirë futbollin shqiptar dhe në ditët e fundit ka patur kontakte mes palëve, por akoma nuk ka një qëndrim zyrtar.

Skënderbeu ra në Kategorinë e Parë, por drejtuesit e klubit korçar po punojnë që të rikthejnë sa më shpejt skuadrën në elitën e futbollit shqiptar.

“Panorama Sport” shkruan se presidenti Takaj synon që ti besojë stolin një tekniku me eksperiencë si Gugash Magani. Ka patur një takim mes palëve dhe shumë shpjet pritet që bashkëpunimi të zyrtarizohet. / Oversport.tv

You may also like