Dinamo fiton derbin e kupës me Tiranën/ Blutë fituan 2-0, ndeshja e kthimit do luhet në fund të nëntorit

by admin
Spread the love

Dinamo i shkakton humbjen e parë Tiranës në këtë sezon duke e mundur me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të kupës së Shqipërisë për fazën e 1/8-ave.

Ne derbin e pare e luajtur mes dy skuadrave pas 9 vitesh, Blute e kryeqytetit arritën te thyejnë te besuarit e Orges Shehit fale dy golave te realizuar ne pjesën e pare te takimit. Gjithçka hapet me Agim Ibraimi i cili u tregua i sakte nga pika e bardhe e penalltisë per ti dhëne epërsinë dinamovite.

Ndërkohë që per te dyfishuar shifrat mendoi Xhulio Skuka, i cili përfitoi maksimalisht nga një pakujdesi ne mbrojtje e bardhebluve duke fiksuar rezultatin e 45 minutave te para ne 2-0.

Ne fraksionin e dyte, Tirana u be me kërkuese duke u kthyer tek skema e saj dhe lojtarët kryesorë të formacionit, të cilët Sheihi kishte menduar t’i linte pushim, loja ndryshoi dhe rastet në portën dinamovite u shtuan por gjithsesi pa rezultat sa i përket shifrave që mbetën të pandryshuara 2-0.

Fale kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Bledi Shkembi shkon me një avantazh tejet te rëndësishëm para sfidës se kthimit ndërsa Tirana ka një mundësi te mire per te reaguar te shtunën aty ku do te gjejnë serish ekipin e Dinamos per llogarite e javës se 8 te Superiores.


Top Channel

You may also like