Dimitrov: Nuk shoh rrezik që Maqedonia të largohet nga “Ballkani i Hapur”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur”, u mbajt pa kryeministrin Zoran Zaev. Qeveria e RMV-së përfaqësues e dërgoi zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Serbisë, Dimitrov theksoi se nuk sheh ndonjë rrezik që Maqedonia e Veriut të largohet nga nisma “Open Ballkan”. Ai tha se do të ketë ndryshim të pushtetit, por shton se vullneti i qytetarëve është që kushdo qoftë në Qeveri vendi duhet të ecë përpara.
Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
“Drejtpërdrejtë ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë”

You may also like