Dimitrov: Nuk kam besim në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, negocion me Bullgarinë me çdo çmim

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Niukolla Dimitrov deklaroi hapur se nuk ka besim të plotë në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, duke nënvizuar se përpjekjet e tija për të arritur sukses në procesin negociues jo që janë të gabuara, por janë edhe të rrezikshme.

“Po nuk kam besim të plotë në ministrin e jashtëm, Bujar Osmani. Duke pas parasysh përvojën time dhe kontaktet e mia me përfaqësuesit në Bruksel. Kam një parandjenjë se përpjekjet për sukses me çdo çmim, vlerësoj se nuk janë produktive, por përkundrazi të rrezikshme, ndoshta gaboj”, tha Dimitrov, duke shtuar se do të ngrejë alarmin kur të vlerësoj se gjërat shkojnë në drejtim të gabuar.

You may also like