DiMarzio dhe Romano: Conte udhëton sot në Londër, afër marrëveshja me Tottenham

by admin
Spread the love

Tottenham Hotspurs ka shkarkuar trajnerin portugez Nuno Espirito Santos. Klubi anglez nuk ka humbur kohë dhe tashmë ka filluar negociatat me trajnerin e njohur italian, Antonio Conte për ta emëruar si trajner të skuadrës, raporton Insporti.com.

Shkarkimi i trajnerit portugez Nuno erdhi pas formës të dobët në këtë sezon.

“Gjelat” tani janë hedhur në sulm për ta bindur trajnerin italian, Antonio Conte, i cili në verën i kaluar i refuzoi.

Dy gazetarët italianë, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano janë duke raportuar se Tottenham dhe Conte janë shumë afër arritjes të marrëveshjes.

Megjithatë, mediet në Itali dheAngli janë duke raportuar se Conte tashmë ka vendosur të pranojë ofertën e Tottenham.

Ai pritet që sot të jetë në Londër për të diskutuar detajet e kontratës të tij me drejtorin sportiv Daniel Paratic.

Paratic dhe Conte në të kaluarën kanë punuar së bashku në Juventus.

Conte u largua gjatë verës së kaluar nga drejtimi i Interit për shkak të mos pajtimeve me bordin e klubit italian rreth transferimeve dhe shitjes të dy futbollistëve kryesorë, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi.

Ai e fitoi titullin e kampionit me Inter sezonin e kaluar, duke i shpallur kampion pas më shumë se një dekade.

Tottenham pas humbjes nga Manchester United në “White Harte Lane” renditet në pozitën e tetë me 15 pikë. Nuno ishte emëruar trajner i Spurs si zëvendësim i Jose Mourinhos. /Insporti.com/

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like