Dimarco: Pjesa e dytë foli për ne, mund ta kishim fituar ndeshjen

by admin
Spread the love

Federico Dimarco ka folur për “DAZN” pas barazimit 1-1 që Interi mori në transfertë përballë Napolit:

“Flasim gjithmonë me Perisic. Folëm për ndeshjen dhe për mënyrën se si do të sulmonim. Jemi të kënaqur. Në pjesën e parë mund të bënim më mirë, por ata dilnin shumë shpejt në sulm.

Ndryshuam ritmin në pjesën e dytë dhe mund të kishim fituar sfidën. Nuk është e lehtë për askënd që të pësosh gol shumë shpejt. Pastaj këto ndeshje varen shumë nga episodet.

Pjesa e dytë foli për ne dhe ndryshoi rrjedha e të gjithë ndeshjes. Erdhëm në Napoli për fitore, por ashtu siç vajti ndeshja, e rëndësishme ishte që të mos humbisnim”, ka thënë mbrojtësi i Interit. / Oversport.tv

You may also like